Dita e Rinisë.
Në Tiranë flasin për të ardhme, Evropë e punë t’mdhaja.
Këtu te ne, prej djeshit s’ka pikë ujë.
Ka plas diçka afër Fierit — sikur edhe e ardhmja na paska rrjedhë.
Kështu, s’ka tërheqje tualeti, enët grumbullohen,
dielli rri bukur po rrobat presin,
edhe larja bohet si vendi: me minimumin, veç për me mbet gjallë.
Gëzuar Ditën e Rinisë —
asaj që mëson shpejt me u marr vesh me më pak,
asaj që di me qesh pa ujë t’rrjedhshëm,
asaj që rri në këmbë edhe kur sistemi bie për tokë.
